Duke formësuar të ardhmen së bashku:
Shkenca, Arti dhe Kultura.
Fondacioni Hikmet përdor fuqinë e shkencës, artit dhe kulturës për të promovuar iluminimin shoqëror.
Ne krijojmë një platformë ku të gjithë mund të kontribuojnë.

Mbështetje për studentët
Ne japim bursa për studentë të suksesshëm, por edhe atyre të margjinalizuar socialisht, për t’u lehtësuar atyre qasjen në arsim të lartë.
Qëllimi ynë është t’i inkurajojmë këta të rinj të sjellin ndryshime pozitive si në nivel personal ashtu edhe në atë shoqëror.

Mësim mbështetë për nxënësit
Programet tona të mësimit mbështetës janë të orientuara për nxënësit e shkollës fillore dhe të gjimnazit. Ne ofrojmë mbështetje të përshtatur në lëndë të ndryshme për të përmirësuar performancën e tyre dhe për të vendosur bazat për një studim të suksesshëm.
Lëndët përputhen me nevojat individuale të nxënësve, duke vënë theks të veçantë në ofrimin e një edukimi të cilësisë së lartë.

Ligjerata dhe konferenca
Ne organizojmë ligjerata nga shkencëtarë të njohur mbi tema të rëndësishme nga shkenca, shoqëria, shëndeti, feja etj. Këto ligjerata janë të hapura për publikun e gjerë dhe synojnë të nxisin diskutime të rëndësishme në shoqëri.
Në fushën fetare, Fondacioni Hikmet i kushton rëndësi një kuptimi të Islamit që bazohet në burime autentike dhe që përballet me sfidat e shoqërisë moderne. Ne e respektojmë dinjitetin e njeriut, barazinë e gjinive, mendimin dhe shprehjen e lirisë, si dhe mendimet dhe besimet e ndryshe.

Aktivitete në fushën e artit dhe kulturës
Përveç kontributeve shkencore, ne mbështesim gjithashtu projekte kulturore dhe artistike. Kjo përfshin organizimin e festivaleve kulturore dhe vizita në muze dhe institucione të ndyshme kulturore. Në fushën e artit, ne mbështesim ekspozita dhe projekte artistike të ndryshme.
Gjithashtu, fondacioni mbështet të gjitha iniciativat dhe aktivitetet që kontribuojnë për mirëqenien e shoqërisë dhe që janë në përputhje me objektivat e fondacionit.
Kush jemi ne?
Fondacioni Hikmet u themelua në vitin 2024 në Vrapçishtë dhe është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi ynë është të promovojmë shkencën, kulturën dhe artin dhe të japim një kontribut të çmuar në ndërgjegjësimin shoqëror. Emri i fondacionit nderon Akademinë e njohur shkencore „Shtëpia e Urtësisë“ (Bait al-Ḥikma), e themeluar në vitin 825 në Bagdad.
Ne angazhohemi për ringjalljen dhe promovimin e shkencës, artit dhe kulturës dhe jemi të hapur për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, kulturore apo fetare. Fondacioni është apolitik dhe joqeveritar dhe nuk është pjesë e asnjë grupimi të caktuar fetar apo ideologjik. Ne jemi të bindur se çdo njeri është i pajisur me dinjitet dhe se liria e mendimit dhe e shprehjes, si dhe diversiteti kulturor dhe fetar, janë vlera të pacenueshme të njerëzimit. Puna dhe aktivitetet tona financohen ekskluzivisht nga donacionet e dashamirëve dhe kontributet vullnetare të anëtarëve.
Çfarë duam të arrijmë?
Ne synojmë të ndihmojmë shoqërinë në zhvillimin e saj në fushat e arsimit, shkencës, artit dhe kulturës. Në një periudhë kur po rritet skepticizmi dhe interesimi për këto fusha po bie, ne përpiqemi të kundërshtojmë këto tendenca përmes aktiviteteve të ndryshme.
Qëllimi ynë është të mbështesim individë dhe grupe që mund të japin një kontribut pozitiv për mirëqenien e shoqërisë në shkencë, art dhe kulturë. Ne besojmë se zhvillimi i një shoqërie mund të përshpejtohet përmes arsimit cilësor, prandaj mbështesim dhe nxisim aktivitete që përmirësojnë ndërgjegjësimin dhe përparimin shoqëror.
Misioni ynë
Misioni i Fondacionit Hikmet është të avancojë shkencën, artin dhe kulturën, duke nxitur iluminimin social, duke mbështetur arsimin dhe duke promovuar të menduarit kritik. I hapur për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, fondacioni vlerëson dinjitetin njerëzor, lirinë e shprehjes dhe diversitetin kulturor.
Vizioni ynë
Vizioni i Fondacionit Hikmet është të krijojë një shoqëri gjithëpërfshirëse, të lirë dhe të drejtuar nga arsimi përmes shkencës, artit dhe kulturës. I frymëzuar nga trashëgimia e ‘Shtëpisë së Urtësisë’, qëllimi është të nxisë përparimin e bazuar në njohuri dhe të ruajë trashëgiminë kulturore për brezat e ardhshëm.
Qëllimi ynë
Fondacioni mbështet çdo iniciativë dhe aktivitet që kontribuon në të mirën më të madhe të shoqërisë dhe përputhet me objektivat e fondacionit.